Provimi i formimit për studentët e parë që diplomohen në programin e përbashkët të studimit me Universitetin Bujqësor të Plovdiv-it, Bullgari
- Sep 30, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/1-20.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/3-29.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/2-29.jpg
NDËRKOMBËTARIZIMI
U zhvillua në Universitetin “Fan S. Noli” provimi i formimit për studentët e parë që diplomohen në programin e përbashkët të studimit me Universitetin Bujqësor të Plovdiv-it, Bullgari “Master profesional në “Menaxhim i Qëndrueshëm në Agroturizëm”.
Në zhvillimin e këtij provimi, krahas stafit akademik të Fakultetit të Bujqësisë, UNIKO ishin të pranishëm edhe pedagogët nga Universiteti Bujqësor i Plovdiv-it, assoc. prof. Krasimir Aleksandrov; assoc. prof. Ivan Kilimperov dhe assoc. prof. Ivanka Lulcheva.
Diploma e dyfishtë që ofron ky program studimi u krijon studentëve mundësi më të mëdha punësimi në Shqipëri dhe jo vetëm.
Theksojmë se, në kuadër të këtij programi, 2 prej studenteve të UNIKO i zhvilluan praktikat profesionale në shtetin fqinj të Greqisë, duke përfituar edhe përvojën evropiane për profesionin e tyre të ardhshëm.
Pas përfundimit të provimit, stafi akademik i Universitetit Bujqësor të Plovdiv-it u takua edhe me dekanin e FB, prof. as. dr. Besnik Skënderasi dhe me zëvendësrektorët e UNIKO, prof. as. dr. Lorena Zeqo dhe dr. Aida Mosko, ku diskutuan në lidhje me vijimësinë e këtij bashkëpunimi dhe mundësitë për zgjerimin e tij në të ardhmen.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”














