top of page

“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!

  • Sep 27, 2024
  • 3 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/461250426_1025040779415823_5834694756075977750_n.jpg

Unë jam Steisi Yzeiri, nxënëse dhe senatore e klasës XIIF. Falë mbështetjes së miqve të mi dhe nxënësve që duan të kenë një vit shkollor të bukur dhe argëtues, ju prezantohem si presidentja juaj e ardhshme. Me një pjesë prej jush njihemi nga aktivitetet shkollore dhe jashtëshkollore, ku kemi qënë pjesëmarrës dhe këto aktivitete, statistikisht jane te shumta në CV time. Pjesëmarrja ime në këto aktivitete si lider, pjesëmarrëse apo si fituese më ka mësuar dhe përmirësuar aftësitë e mia komunikuese,drejtuese,oranizuese, bashkëpunuese dhe më ka qartësuar idetë dhe objektivat në aspekte që lidhen ngushtë në procesin e dije marrjes, ambjentin shkollor, por njëkohësisht edhe në integrimin e shoqërisë bashkëkohore dhe vec këtyre kritereve formale që më cojnë një hap pranë këtij posti, dua të rikujtoj që edhe unë jam nxënëse e këtyre bankave dhe mikja e një pjese prej jush, cka më avantazhon në inteligjencën time emocionale , në problematikat e përditshmërisë dhe mënyrën e të menduarit si nxënëse dhe bashkëmoshatare. Përpara se të prezantoj planin tim, dua të theksoj se unë jam zëri juaj i lartë ndaj cdo ide do të mirëpritet dhe diskutohet për të bërë zgjedhjen më të kënaqshme të shumicës. Qëllimi im është të krjoj vitin më të bukur dhe argëtues shkollor.

PLANIMI IM

Forcimi i përfaqësimit studentor të funksionojë si një zë i vetëm për të marrë vendime që shumica i dëshiron, nëpërmjet krijimit të një forumi të zërit të nxënësve ku do të zhvillohen mbledhje dhe komunikime të rregullta për cdo cështje dhe me administrarën e shkollës.

Aktivitete kurikulare:Këtu përfshihen aktivitete në nderim dhe respekt të ditëve të vecanta kalendarike që kanë lënë shenjë historike dhe sociale si:

Festat e Nëntorit

Festat e Mësuesit

Dita Kundër Dhunës ndaj Grave

Muaji i Autizmit

Dita e Rinisë

Muaji Rozë

Panairi i Librit

Panairi i Gatimit

Karnavalet

Dita e Tokës

Dita e Dëshmorëve

Festat e Fundvitit

RINSHOW

Në kuadër të tyre do të zhvillojmë aktivitete, shfaqe, vizita sensibilizuese ku të gjithë nxënsit do të jenë pjesmarrës të paktën një herë në këto aktivitete.

Krijimi i klubeve të nxënsve për të gjithë ata që jan t apasionuar në fusha të ndryshme si arti, muzika, teknologjia dhe kodimi, leximi, debati,ambjentalistët,drama dhe teatri duke pasur mundësite shpalosin dhe të gjejnë veten e tyre në aktivitetet e krijuara nga vetë ata brenda shkollës si psh një ekspozitë pikturash.Të gjitha këto grupe talentesh do të shfaqin shpirtin e tyre krijues në shfaqen më të madhe të organizuar mes shkollave, Rinshow

Aktivitete dhe ture sportive,duke zhvilluar kampionate midis klasave në disiplina të ndryshme,

Festat dhe mbrëmjet shkollore ku do të organizojmë ballo dhe festa me tematika të ndryshme duke mos harruar impenjimin e të gjithëve në Mbremjen e Maturës.

Organizimi i një balloje në ambjentet e palestrës së shkollës me tematikën dhe kodin e veshjes

Party pranë festave të Fundvitit

Balloja e Pranverës

Party për Halloween

Festa në bashkëpunim me gjimnazet e tjera.

Fushata për mirqënien e nxënësve, ndërmjetësimi në zgjidhjezgjidhjen e problematikave dhe projekte për të luftar një fenomen të përhapur si bullizmi, promovimi nëpërmjet aktiviteteteve mbi shëndetin dhe mirqënien mendore të nxënësve në bashkëpunim me administratën e shkollës dhe bordin e prindërve për të lehtësuar mbingarkesën dhe stresin.

Përmirësimi i ambjentit shkollor si pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirës përreth nesh si dhe shtimi i lehtësirave si pasurimi i bibliotekës, laburatoreve dhe ambjenteve të tjera shkollore.

Bashkëpunimi me komunitetin duke zhvilluar projekte sociale që ndihmojnë komunitetin si bamirësia,fushata ndërgjegjësimi në cështjet sociale, duke krijuar eksperienca edhe me shkollat e tjera.

Krijimi i kutisë së ankesave

Krijimi i një libri dixhital për të memorizuar përmes fotove kujtimet e shkollës tonë si një trashigimi për brezat e nxënësve të ardhshëm.

Ekskursion “Shtigjet e Shqipërisë” nëse lejohen nga drejtoria arsimore.

Konkursi i fotografisë dhe të gjitha konkurset e tjera të zhvilluara nga drejtoria e shkollës.

Këshillim kariere me nxënës të degëve dhe universiteteve të ndryshme për të ndihmuar sadopak në zgjedhjet e profilizimit tuaj.

Mbremja e Matures në të cilën do të zgjedhim Prom Queen & Prom King

Dita e graduimit dhe tradita e hedhjes së kapelave për të urruar suksese të gjithë maturantëve duke mos harruar falenderimetsi për mësuesit dhe për të gjithë ata që lehtësuan dhe zbukuruan këtë udhëtim drejt rrugës së të ardhmes.

ARSYET E KANDIDATURES TIME

Gjithmonë e gatshme për të përfaqësuar interesat e nxënësve

Pasioni për ndryshime pozitive

E hapur ndaj çdo ideje apo problemi që secili prej jush mund të ketë

Aftësi komunikimi dhe lidershipi

Ndërgjegjësimi për nevojat e bashkëmoshatarëve

Kreativiteti dhe inovacioni

Diplomate dhe aftësi ne menaxhimin e problemeve

Çfarëdo që të zgjidhni, kujtoni: Jo të gjithë mund tju udhëheqin në mënyrën që duhet! Vizioni im, suksesi Ynë!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Recent Posts

See All
Përse 7 Marsi është caktuar dita e mësuesit?

<p>7 Marsi, Dita e Mësuesit, është një ditë e shënuar në shumë vende të botës, duke përkujtuar rolin e jashtëzakonshëm që kanë mësuesit në zhvillimin e individëve dhe shoqërisë. Dita e Mësuesit është

 
 
bottom of page