top of page

“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!

  • Sep 27, 2024
  • 2 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/461190192_1024992566087311_1513779426494199585_n.jpg

Unë quhem Laura Guri nxënëse e të XII B dhe këtë vit ndryshe nga herët e tjera po ju prezantohem si kandidante për të dhënë kontributin tim ne Qeverinë e nxënësve dhe në të gjithë shkollën ama këtë herë jo si senatore por si presidente e shkollës sonë.Besoj se shumë nga ju më njihni duke qenë se prej dy vitesh kam qenë e përfshirë në aktivitete jo vetëm brenda por dhe jashtë shkollore,trajnime,klube shkollore,festa e organizime të ndryshme duke dhënë idetë e mia të reja dhe inovative.Mendoj se vlera kryesore e cila më nxiti për të kandiduar është bashkëpunimi madje të qenit pjesëmarrëse në aktivitete më ka mësuar shumë rreth organizimit të tyre dhe të qenit aktive më ka ndihmuar të krijoj një marrëdhënie të mirë me stafin shkollor ,nxënësit si dhe punonjëset sociale të shkollës sonë.Me ambicien time ,guximin,gjithëpërfshirjen,tolerancën,bashkëpunimin ashtu sic e përmenda edhe më sipër si dhe përkushtimin e seriozitetin që jap kur më ngarkohet një punë mendoj se jam një kandidaturë e denjë për presidente në gjimnazin “Raqi Qirinxhi” 2024-2025!Angazhimi im maksimal bashkë me senatorët,mësuesit, drejtorinë dhe me gjithsecilin prej jush do të më ndihmoje ta bëjmë shkollën institucionin tuaj të preferuar!

Për sa i përket planit tim shkollor që propozoj si lidere e Qeverisë së nxënësve po rendis:

1.Dita ndërkombetare e të moshuarve(organizimi i një eskursioni -Vizita në një qendër për të moshuarit)

2.Java portokalli 25 nëntor-10 dhjetor Dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave.(dita me ngjyrë portokalli,veshja e vendosja e bluzave dhe shiritave portokalli;intervistë me psikologen e shkollës dhe realizimi i një këndi informativ)

3.Aktivitete për 28-29 Nëntorin.

4.Dita Botërore e Vullnetarizmit

5.Festat e fundvitit

6.Karnavalet e shkollës(vazhdimi i traditës)

7. 1Eskursion shkollor

8. 2 Ballo

10.Matura

Risitë e mia:

1-Hackathon Social(nxënësit ndahen në grupe për të zhvilluar zgjidhje inovative për probleme sociale duke përfshirë këtu teknologjinë por jo vetëm!)

2-Ballo me kod veshjeje

3-Konkurs për inovacionin e gjelbër(nxënësit konkurrojnë për të krijuar projekte që promovojnë qendrueshmërinë dhe mbrojtjen e mjedisit në këtë ide përfshijmë riciklimin)

4-Maratona e Leximit( konkurs për numrin më të madh të librave të lexuara brenda një jave)

5-Krijimi i këndit të përshtypjeve(nxënësit shkruajnë përshtypjet e tyre)

6-Dhuro një libër për pasurimin e bibliotekës së shkollës

Përse duhet të zgjidhem unë?

-Do jem mbështetja juaj për cdo problematike që mund të hasni!Shkolla është vendi ku ne shpenzojmë një pjesë të mirë të ditës sonë prandaj dhe problematikat nuk mund të evitohen por unë do të jem kudo për ju!

-Aftësi të mira komunikimi

-Qëllimi im është të nxit aktivitete të reja për të përfocuar imazhin e shkollës sonë!

Bëni zgjedhjen e duhur,më zgjidhni mua!

Leading for change!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Recent Posts

See All
Përse 7 Marsi është caktuar dita e mësuesit?

<p>7 Marsi, Dita e Mësuesit, është një ditë e shënuar në shumë vende të botës, duke përkujtuar rolin e jashtëzakonshëm që kanë mësuesit në zhvillimin e individëve dhe shoqërisë. Dita e Mësuesit është

 
 
bottom of page