top of page

“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!

  • Sep 27, 2024
  • 3 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/461282866_1024988342754400_8643152443766604699_n.jpg

Përshëndetje të nderuar nxënës dhe mësues/e!

Unë jam Mikael Lipi, nxënës në klasën e XIIA, në seksionin dygjuhësh dhe kam vendosur të shpall kandidaturën time për President të gjimnazit “Raqi Qirinxhi” për vitin shkollor 2024-2025.

Arsyet se përse unë kam vendosur të shpall kandidaturën time për të qënë zëri dhe përfaqësuesi i të gjithë nxënësve të gjimnazit “Raqi Qirinxhi” është, sepse jam një person ambicioz, largpamës, ideator dhe një njeri shumë bashkëpunues me këdo i cili dëshiron të shprehë një talent, një problematikë apo dëshire për ti sjellë gjimnazit dhe nxënësve tanë nje risi në shkollën e tyre.

Kontributi im në organizimin ,ideimin dhe pjesëmarrjen në çdo aktivitet apo konkurs që shkolla ka organizuar, vërteton më së miri aftësite dhe vlerat e mia si nje person që di të organizojë, vlerësoje, analizojë dhe zgjidhë çdo problem për të përfaqësuar sa më denjësisht ,ashtu sic e meriton , gjimnazi “Raqi Qirinxhi”, mesuesit dhe nxenesit e tij.

Për këtë qëllim, do të doja t’iu bëja të ditur planin vjetor shkollor për aktivitetet gjithashtu bashkëngjitur me to, të shpalos dhe idetë e mia të reja për të sjellë risi dhe kënaqesi në realizimin e tyre .

Plani Vjetor Shkollor 2024-2025:

1.Dita Ndërkombëtare e të moshuarve , datë 14 dhjetor.

2.Java portokalli

3.Dita ndërkombëtare kunder dhunës ndaj grave , date 25 nëntor.

4.Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve , datat 20 nëntor /1 qershor

5. Aktivitete për Ditën e Pavaresisë dhe Clirimit , datat 28-29 Nentor

6.Dita Botërore e Vullnetarizimt, datë 5 dhjetor

7.Festat e Fundvitit, periudha 25 dhjetor -31 dhjetor

8.Konkursi i Drejtshkrimit

9.Panair me ushqime tradicionale

10. Aktivitete për Festat e 7-8 Marsit

11.Aktiviteti shkollor i shahut dhe pikturës

12.Karnavalet e Shkollës

13. Dy Ballo të Shkollës

14. Muaji i librit

Plani vjetor mbi idetë e reja:

Si fillim për të qënë sa më të qartë dhe produktivë në punën që do të bëjmë, në muajin e ardhshëm, do të organizojmë një sondazh i cili do të vendosë në veprim të gjithë senatorët në klasat e tyre përkatese.

Ata do të shpërndajnë tek nxenesit një format, tek i cili nxënesit mund të shprehin kerkesa të caktuara personale në lidhje me procesin mësimor dhe edukativ, si dhe do të shprehin aftesitë ,preferencat dhe fushat ku ata e ndjejnë veten më komode dhe më produktive. Kështu do të kuptojmë talentin dhe prirjet e secilit nxënës ,si dhe idëtë e tyre .

Rezultatet e këtij sondazhi,do e bëjnë më të lehtë punën tonë në mbledhjen dhe organizimin e grupeve artistike, si dhe atyre shkencore dhe sportive, per të filluar sa më pare me realizimin e objektivave shkollorë dhe njëkohësisht aktivizimin e çdo nxënësi.

Më pas do të hartohet një raport perfundimtar, i cili do të shpallë, të gjitha klubet, të cilat do ti nevojiten shkollës për të realizuar aktivitetet saj dhe nxenesit do ta perfshijnë veten, duke shkruar emër-mbiemër dhe klasën ,në klubin të cilin ata do të dëshirojnë të angazhohen. Ne këtë mënyrë ata do të ndjejnë njëkohësisht edhe përgjegjesinë në realizimin me sukses të çdo aktiviteti në dobi të tyre dhe të gjimnazit në tërësi.

Pasi të jetë kryer me sukses ky proces do të vazhdojmë me aktivitetet e mëposhtme:

1.Kampionati sportiv i klasave

Konkurs ky që do të vërë përballe njëra-tjetrës të gjitha klasat pjesëmarrëse në këtë event në disiplinat football, basketball, volleyball. Me qëllim promovimin e frymës sportive në shkollën tonë, evidentimin e talenteve dhe grumbullimin e tyre për të formuar ekipet sportive në shkollë, të cilat do të përfaqësojnë gjimnazin Raqi Qirinxhi në kompeticionet përkatëse.

2.Skena Shqiptare

Aktivitet i cili do të sjellë risi dhe përkrahje nga nxënësit vëçanërisht të apasionuarit pas aktrimit. Skena Shqiptare do të bëjë të mundur vënien në jëtë të shfaqeve të ndryshme shqiptare ,të cilat do të riinterpretohen nga nxenesit tanë. Qëllimi është njohja dhe vlerësimi nga të gjithë nxënësit ,e veprave të mëdha të autor

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Recent Posts

See All
Përse 7 Marsi është caktuar dita e mësuesit?

<p>7 Marsi, Dita e Mësuesit, është një ditë e shënuar në shumë vende të botës, duke përkujtuar rolin e jashtëzakonshëm që kanë mësuesit në zhvillimin e individëve dhe shoqërisë. Dita e Mësuesit është

 
 
bottom of page