top of page

Rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi priti sot në një takim studentët pjesëmarrës në Maratonën e Tiranës

  • Oct 21, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/1-47.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/6-10.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/4-41.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/3-44.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/2-52.jpg

“JAM I HAPUR TË MIRËPRES ÇDO SUGJERIM APO PROPOZIM TË STUDENTËVE QË LIDHET ME AKTIVITETIN E TYRE NË UNIKO, ME QËLLIM PËR TË KRIJUAR NJË MJEDIS KU TË NDIHEN TË MOTIVUAR PËR TË ZHVILLUAR IDE DHE PROJEKTE QË KONTRIBUOJNË NË JETËN E TYRE AKADEMIKE, KULTURORE E SPORTIVE”- U SHPREH REKTORI NË NJË TAKIM ME STUDENTËT PJESËMARRËS NË MARATONËN E TIRANËS

Rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi priti sot në një takim studentët pjesëmarrës në Maratonën e Tiranës. Ndërsa i përgëzoi për këtë pjesëmarrje Rektori vlerësoi njëkohësisht të gjitha angazhimet e studentëve të UNIKO në veprimtaritë sportive si brenda, ashtu edhe jashtë vendit në disiplina të ndryshme.

Në takim u diskutua edhe për rolin që ka Këshilli i Studentëve Universiteti “Fan S. Noli” jo vetëm në organizimin dhe angazhimin e studentëve në veprimtaritë e ndryshme, por edhe në adresimin e shqetësimeve dhe nevojave që ata mund të kenë.

Në këtë kuadër, Rektori u shpreh i hapur për të mirëpritur çdo sugjerim apo propozim nga ana e studentëve që lidhet me aktivitetin studentor në UNIKO, me qëllim për të krijuar një mjedis ku studentët të ndihen të motivuar për të zhvilluar ide dhe projekte që kontribuojnë në jetën e tyre akademike, kulturore e sportive.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Recent Posts

See All
Përse 7 Marsi është caktuar dita e mësuesit?

<p>7 Marsi, Dita e Mësuesit, është një ditë e shënuar në shumë vende të botës, duke përkujtuar rolin e jashtëzakonshëm që kanë mësuesit në zhvillimin e individëve dhe shoqërisë. Dita e Mësuesit është

 
 
bottom of page