Suksese në detyrën e re Sabjen Lilaj, i cili emërohet…!
- Aug 23, 2023
- 1 min read
Ish-futbollisti korçar, Sabjen Lilaj nga ky sezon i ka thënë lamtumirë futbollit të luajtur dhe tashmë do të marrë drejtim tjetër, atë të trajnerit.
Si shumë ish-lojtarë të Skënderbeut, që nga Shehi, Osmani, Vangjeli, Arapi, Shkëmbi, apo edhe Lilaj, të gjithë kanë filluar trajningun, madje shumica të suksesshëm.
Kujtojmë që Sabjen Lilaj për shumë vite ka ngritur trofe me Skënderbeun dhe mesfushori ka dhënë maksimumin për Skënderbeun e viteve të mëdha.
Lilaj, e mbylli futbollin e luajtur te Dinamo dhe duke u ndodhur në kryeqytet, ka zgjedhur që të fillojë atje si trajner.
Mësohet se Dinamo U-21 do të ketë në drejtim Sabjenin.
Suksese Sabjen Lilaj…!
















