Takaj dhe Gvozdenoviç e nisin ditën…
- Sep 30, 2023
- 1 min read
Në orët e para të mëngjesit është mësuar se presidenti Ardian Takaj dhe trajneri Ivan Gvozdenoviç kanë qenë së bashku duke konsumuar një kafe pune, në një prej lokaleve të qytetit. Në këtë bisedë, nga sa është mësuar Takaj ka kërkuar nga trajneri ta njohë me gjendjen e ekipit dhe natyrisht për të folur mbi ndeshjen e së dielës kundër Partizanit.
















