Universiteti “Fan S. Noli” fiton projektin “Burimet ujore në rajonin e Korçës”
- Sep 19, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/460315952_1132083012253359_7101918644890280188_n.jpg
Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë – UNIKO në partneritet me shoqatën alpino – turistike ‘Korça Alpin’ janë fitues të projektit kërkimor shkencor ‘Burimet ujore në rajonin e Korçës: vlerat mjedisore, turistike dhe shëndetësore’ i financuar nga ‘Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit’ (AKKSHI).
Në Qarkun e Korçës janë përzgjedhur këto burime ujore dhe hidromonumente për studim:
1. Ujërat termale të Sarandaporit (Leskovik/ Kolonjë)
2. Liqeni akullnajor i Gramozit (Kolonjë)
3. Burimi i Devollit (Nikolicë dhe Sinicë/ Devoll)
4. Burimi i Osumit (Vithkuq/Korçë)
5. Prespa e Vogël dhe Prespa e Madhe (Devoll/Pustec)
6. Liqenet akullnajore të Valamarës (Gorë/Maliq)
7. Liqeni i Ohrit dhe Burimi i Drilonit (Pogradec /Tushemisht)
8. Liqenet akullnajore të Lukovës (Mokër/Pogradec)
Studimi do të realizohet në tre dimesione; mjedisor, turistik dhe atë shëndetësor, ku specialistët, pedagog e kërkues të shkencave mjekësore, shkencave sociale, kimist, biolog mjedisi, inxhinier pyjesh, gjeograf, guida turistike dhe studentë përbëjnë grupin e punës.
Projekti fillon me studimin në terren i burimeve termale të Sarandaporit (Leskovik, Kolonjë).
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”














