Universiteti fan s noli u bë pjesë e shkollës ii dimërore të asecu youth që u zhvillua në kielce
- Jul 16, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_45c870db90a64e3999fda88f41b1d2bcmv2-1.jpg Universiteti “Fan S. Noli” u bë pjesë e Shkollës II Dimërore të ASECU Youth që u zhvillua në Kielce, Poloni, ku u përfaqësua nga studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë.50 studentë dhe studiues nga 10 vende të ndyshme morën pjesë në diskutime rreth temës bosht të veprimtarisë për zhvillimin e qëndrueshëm, zhvillimet gjeo-politike dhe gjeo-ekonomike në zonën e Detit Balltik, Detit të Zi dhe Detit Mesdhe.Grupi pjesëmarës i Universitetit “Fan S. Noli” përbëhej nga studentet Gabriela Foto, Denada Ramo, Klea Selami dhe Klerisa Lako të shoqërura nga pedagogia dr. Aida Mosko.Gjatë qëndrimit të tyre në Poloni, studentët ndoqën kurse në lidhje me temën e shkollës dimërore, ndërsa punuan si anëtarë të grupeve që eksploruan tema të qëndrueshmërisë në lidhje me mjedisin, shoqërinë, ekonominë si edhe paqen e drejtësinë.Kjo shkollë dimërore e ASECU Youth u organizua nga ASECU në bashkëpunim me Universitetin “Jan Kochanoësky” Kielce dhe Akademinë Nikolas.Grupi i Universitetit “Fan S. Noli” falënderon organizatorët e kësaj veprimtarie, ndërkohë është duke punuar për të marë pjesë në Shkollën Verore Rinore ASECU, e cila do të zhvillohet në Vlorë gjatë periudhës 1-7 shtator 2024.














