top of page

1 mijë turistë të huaj kanë vizituar Tumën e Kamenicës që prej nisjes së këtij sezoni veror

  • Jun 20, 2024
  • 1 min read

Rreth 1 mijë turistë të huaj kanë vizituar Tumën e Kamenicës që prej nisjes së këtij sezoni veror dhe janë mahnitur nga historia që mbart ky sit arkeologjik.

Tuma e Kamenicës është monument kulture i kategorisë së parë dhe ka një rëndësi të veçantë për historinë sepse është i vetmi muze natyror i këtij lloji në vendin tonë dhe përfaqëson monumentin mortor më të madh të llojit të vet në raport me 200 tumat e tjera të gërmuara në Shqipëri dhe në zonat e tjera fqinje të Ballkanit e më gjerë.




 
 
bottom of page