top of page

10 ditë 4 miqësore/ Gvozdenoviç u kërkon të tijve maksimumin

  • Aug 1, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/0e29e1_263d3d8dbd0e4168a2d86fa650732d3cmv2.webp

Në 10 ditët e ardhshme Skënderbeu ka planifikuar të zhvillojë jo pak, por 4 ndeshje miqësore. Katër ndeshjet e radhës miqësore tashmë jznë zyrtarizuar nga ana e drejtuesve të Skënderbeut, ndërkohë që gjithçka do të nisë ditën e martë me ndeshjen e parë.

FC Helzag, Tirana, Besa dhe Flamurtari janë katër skuadrat që do të ndeshet ky Skënderbe, pa thënë se do të kemi edhe ndonjë tjetër miqësore pas datës 8 gusht, pasi koha është e mjaftueshme deri më 18 gusht që stafi teknik të bëjë skuadrën të jetë gati.

Në dy testet e para miqësore ndaj Kalitheas në Greqi dhe Vorës në stadiumin “Skënderbeu” skuadra bardhekuqe ka pësuar dy humbje me vetëm një gol të shënuar dhe 5 të pësuar. Një bilanc jo fort i mirë edhe pse në fakt janë thjesht ndeshje miqësore.

Për ndeshjet e ardhshme miqësore Gvozdenoviç mësohet se u ka kërkuar qysh në këtë moment të tijve që të shtojnë ritmin dhe të tregojnë më të mirën në fushë, pasi kampionati po afron dhe në fushë do të jenë vërtet ata që do ta meritojnë.

Miqësoret e fazës verore të Skënderbeut

Kalithea-Skënderbeu        3-0

Shënues: Matigia 45’, Kainourgios 50’, Lukinas 79’

Skënderbeu-Vora              1-2

Shënues: Merlim 84’ (11-m) / Imami 2’, Dalipi 4’

30 korrik Skënderbeu-Helzag

31 korrik Skënderbeu-Tirana

03 gusht Skënderbeu-Besa

08 gusht Skënderbeu-Flamurtari

 
 
bottom of page