top of page

11-shja më e mirë e javës së 33-të/ Bismark-Prençi në formacionin e javës!

  • Apr 8, 2025
  • 1 min read

Derbi kryeqytetit Tirana – Partizani uli siparin e javës së 33-të të “Abissnet Superiore”. Bardheblutë triumfuan me rezultatin 3-0, ndërsa këtë javë fituan edhe AF Elbasani, Skënderbeu dhe Bylis. Vetëm një ndeshje u mbyll në barazim, Dinamo City – Teuta 1-1.

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 33-të. Në portë është gardiani i Teutës, Elton Vata.



Në krahët e mbrojtjes janë dy futbollistët e AF Elbasanit, Bledar Lila dhe Klevis Kasa. Ndërsa qendra e mbrojtjes është e përbërë nga Elvis Prençi (Skënderbeu) dhe Mahamadou Dembélé (Tirana).


Në mesfushë janë Baton Zabërgja (Dinamo City), Xhoeli Macolli (Teuta) dhe Victor Da Silva (Bylis).


Në krahët e sulmit janë Walid Jarmouni (Tirana) dhe Blaise Tsague (AF Elbasani). Ndërsa në majën e sulmit është Bismark Charles (Skënderbeu).


Trajneri më i mirë i javës është tekniku i Tiranës, Blendi Shkëmbi.



 “KORÇA BOOM”




 
 
bottom of page