12 tetori 2023 do të mbahet…
- Oct 13, 2023
- 1 min read
Do të mbahet mend gjatë ajo mbrëmje magjike e 12 tetorit 2023. Një mbrëmje ku të gjithë shqiptarët ishin tek kombëtarja shqiptare.
Një pjesë e tyre në stadium, pjesa tjetër me mendje dhe zemër te ata. Nuk kishte shqiptar që të mos shikonte atë ndeshje të madhe kur Shqipëria fitonte ndaj Çekisë.
Nuk është thjesht një ndeshje e fituar, por fillimi i një rruge drejt Gjermanisë. Kjo është e dyta herë që ne e gjejmë këtë rrugë të madhe të futbollit ndërkombëtar.
















