top of page

24 vjet nga Dita e Shpalljes së “Parkut Kombëtar Prespë”

  • Feb 3, 2024
  • 1 min read

Ditëlindja e Parkut u shoqërua me një sërë aktivitetesh festive, ndër to një ekspozitë me piktura “Prespa Ime”nga piktorët e vegjël, këngë e valle tradicionale të zonës, vizitë në kishat dhe muzeumet historike, vizitë në ishullin e Maligradit si dhe degustim i ushqimeve tradicionale.

Të pranishëm në këtë ditë ishin edhe Drejtoresha e AKZM Danjel Pirushi, Drejtoresha e Zyrës së Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS) në Ballkanin Perëndimor Tiranë, Stefania Vizzaccaro, Kryetari i Bashkisë Pustec Pali Kolefski, Kryetari i Qarkut Korçë Erjon Nexhipi si dhe organizata joqeveritare që japin një kontribut të çmuar në Parkun Kombëtar të Prespës.

24 vjetori i Parkut Kombëtar të Prespës është një dëshmi e përkushtimit të përbashkët për të ruajtur bukurinë dhe biodiversitetin e këtij rajoni të çmuar. Le të festojmë përpjekjet që kanë mbështetur këtë park, duke nxitur një bashkëjetesë harmonike midis natyrës dhe njerëzimit. Le të frymëzojë ky moment historik përkushtim të vazhdueshëm për ruajtjen e mjedisit për brezat që do të vijnë.



 
 
bottom of page