3 vjet pa të madhin Dhimitër Orgocka
- Korca Boom
- Jan 2
- 1 min read
Aktori dhe regjisori i mirënjohur Dhimitër Orgocka u nda nga jeta mbrëmjen e 1 janarit 2021, pas një hemorragjie cerebrale. Sipas burimeve për mediat, aktori korçar ndodhej prej dy javësh në spital dhe ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.
Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime. Orgocka ka vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit etj.
Ai do të mbahet mend për një numër të madh rolesh, mes tyre edhe atë të Zotit Misir në filmin “Gjeneral Gramafoni”.
Filmografia e Dhimitër Orgockës:
Njerëz në rrymë – (1989), Bani Bashari
Përsëri pranverë – (1987), Damo Bregu
Dasmë e çuditshme – (1986), Riza Ostrovica
Asgjë nuk harrohet – (1985), Xha Fanja
Gjeneral gramafoni – (1978), Zoti Misir
Pas gjurmëve – (1978), babai i Skënderit dhe Luanit
Flamur në dallgë – (1977) (TV)
Rrugicat që kërkonin diell – (1975), Toger Antonio
Yjet e netëve të gjata – (1972), Bato Kolaneci
Horizonte të hapura – (1968)… Urani
The renowned actor and director Dhimitër Orgocka passed away on the evening of January 1, 2021, following a cerebral hemorrhage. According to media sources, the Korça-born actor had been hospitalized for two weeks and passed away at the age of 84.
As an actor, Orgocka performed in 82 roles on Albanian theater stages, earning numerous awards. He directed 104 premieres in theaters across Korça, Fier, Elbasan, Prishtina, Skopje, and more.
He will be remembered for a wide range of roles, including his portrayal of Zoti Misir in the film Gjeneral Gramafoni.
“KORÇA BOOM”


















