30 sportistë nga Korça dhe Tirana për të tretin vit radhazi zhvillojnë garat e hipizmit me pengesa me përmasa olimpike
- Apr 7, 2024
- 1 min read
Në resortin e hipizmit “Shtëpia e Kuajve” që ndodhet në kilometrin e dytë të rrugës Korçë-Voskopojë, për të tretin vit radhazi është zhvilluar një garë hipizmi me pengesa me përmasa olimpike.
Në këtë garë merrnin pjesë më shumë se 30 sportistë të moshave të ndryshme nga Korça dhe Tirana.
“Shtëpia e Kuajve” është kompleksi i vetëm në Shqipëri që zhvillon gara me kuaj të nivelit ndërkombëtar, si dhe një atraksion interesant turistik për Korçën.
















