30 vjet Young Boys. Gëzuar ditëlindjen!
- Jan 27, 2024
- 1 min read
Një risi për kohën ishte në vitin 1994 kur në skenën sportive doli ekipi i Young Boys, një inicitivë private e ideuar nga Haxhi Kapllani dhe e mbështetur nga Hektor Kapllani.
Filimisht u pa si një iniciativë e tepruar, por koha tregoi se kishin të drejtë. Kjo për faktin se nga menxhimi i mirë dhe shkalla e lartë e profesionalizmit janë përgatitur me dhjetëra dhe qindra sportistë që kanë arritur shkallë të larta të përfaqësimit.
Shumë futbollistë kanë veshur fanelën e Skënderbeut por jo vetëm, pasi shumë prej tyre janë aktivizuar edhe në ekipet e tjera shqiptare dhe njëkohësisht edhe jashtë vendit.
Një ekip që edhe sot e mban lart atë emër të parë dhe vazhdohet po me atë profesionalizëm duke e kthyer në një shkollë të futbollit korçar.
Suksese “Young Boys”!
Paçi një rrugë të gjatë dhe me plot sukses!
















