top of page

7 muaj “Korça Boom”!

  • Jan 14, 2024
  • 1 min read

Sot është një ditë e veçantë për portalin tonë “Korça Boom”. Pikërisht më 14 qershor të vitit të kaluar 2023 filloi rrugëtimin portali ynë dhe sot është dita që ky portal mbush 7 muaj.

7 muaj punë dhe vështirësi të fillimit dhe ja ku jemi sot, bashkë me Ju në këtë rrugëtim që e kemi thënë qysh në fillim, që do të jetë një rrugëtim i gjatë dhe shpresojmë që po bashkë të kemi sa më shumë suksese.

Kemi qëndruar më shumë se korrektë në këto 7 muaj me lajmet që ju kemi përcjellë, me sportin në përgjithësi dhe me të gjitha lajmet në fushat e tjera, duke mbajtur fjalën që ju kemi dhënë.

Realistë, të drejtpërdrejtë dhe në kohën më rekord të mundshme ju kemi përcjellë informacionet thuajse nga të gjitha fushat.

Ne jemi Ju dhe Ju jeni ne. Prandaj do të uronim sot në këto 7 muaj: Faleminderit që na ndiqni çdo ditë e më shumë!

Faleminderit që po rritemi çdo ditë falë jush!

Bashkë vazhdojmë rrugëtimin tonë. Gëzuar!



 
 
bottom of page