7 prill 1939/ Pushtimi i Shqipërisë nga Italia
- Apr 7, 2024
- 1 min read
7 prilli i vitit 1939 është shënuar si “e premtja e zezë” në historinë e kombit shqiptar, jo thjesht sepse ishte ditë e premte, por për shkak të stresit që i krijoi popullsisë shqiptare pushtimi i Italisë.
Shqipëria do të ishte një ndër viktimat e para të koalicionit ushtarak të Luftës së Dytë Botërore, Gjermani, Itali Japoni, i cili kishte në plan copëtimin dhe pushtimin hap pas hapi të vendeve të ndryshme në Evropë, Azi dhe Afrikë.
















