top of page

7 trajnerë të shkarkuar në 10 javë / Gvozdenoviç: Nuk është e drejtë!

  • Oct 30, 2023
  • 1 min read

Shtatë trajnerë janë shkarkuar në këto dhjetë javë të para të këtij sezoni futbollistik. Vetëm tre trajnerë vazhdojnë punën qetësisht, por edhe ata ndihen nën presion pas çdo humbje të ekipit.

Gvozdenoviç deklaron në lidhje me këtë temë: "Të gjithë trajnerët janë nën presionin e pikëve, por për mua në dhjetë javë të shkarkohen kaq shumë trajnerë nuk më duket e drejtë. Unë mendoj se çdo trajner ka nevojë që t'i jepet mundësia që të punojë për një kohë të gjatë në ekip. Janë ekipe të reja, me futbollistë të rinj, që kanë nevojë për pak kohë, por unë nuk mundt të gjykoj se nuk e di se si ka qenë situata në ato ekipe. Në fund të fundit presidentët janë ata që vendosin."

Gvozdenoviç duke punuar me Takajn ka luksin e qetësisë dhe të një ambienti shumë miqësor në çdo drejtim.




 
 
bottom of page