A kanë të drejtë tifozët korçarë të kërkojnë…
- May 13, 2024
- 1 min read
Korçarët janë në katërshe, një katërshe që të shpie tek titulli kampion. Por shtrohet pyetja: A kanë të drejtë tifozët korçarë ta ëndërrojnë edhe këtë? Natyrisht që po.
Kjo për shumë arsye, pasi është ekipi që i mësoi me atë stekën e lartë me titujt kampionë. Kanë të drejtë, pasi ekipi i Skënderbeut në këtë sezon ka bërë një ecuri të pabesueshme, por që ishte reale.
Një ekip me futbollistë të talentuar, me një staf drejtues shumë punëtor dhe të aftë e mbi të gjitha me një president si Ardjan Takaj dhe pa harruar këtu, një tifozëri që i ka mbështetur.
Përpos të gjitha këtyre, ekipi mbi të gjitha ka dhuruar një lojë me cilësi dhe me mjaft besim se gjithçka është e mundur.
Korçarët kanë drejtë të ëndërrojnë dëshirojnë, pse jo edhe titullin.
















