A keni nostalgji për uzinën e “Preçizionit” në Korçë! Ishin vitet e para viteve 1990...
- Oct 19, 2023
- 1 min read
Një foto e para viteve 1990 na kujton një zonë industriale të Korçës. Mes shumë fabrikave ishte dhe uzina e “Preçizionit”.
Pikërisht në foto duket qartë kjo uzinë, ama sot është vështirë ta dallosh se ku është, por ne mund t'ua sjellim në kujtesë. Ndodhet atje ku sot është Terminali dhe ish-Hipoteka.
Të gjithë ata që kanë punuar e dinë fare mirë se sa cilësi dhe rendiment kishte atje. Janë prodhuar kalibrat dhe mikrometrat që edhe sot mund t'i gjesh tek ndonjë zanatçi i vjetër, madje duke i rezistuar kohës.
















