top of page

A mos vallë ishte më bukur me plazhin ”Bio”…

  • Jun 14, 2024
  • 1 min read

Temperaturat e larta i kanë afruar të gjithë drejt bregdetit për pak relaks, pak pushim, pak rreze dielli, pak qetësi. Por kohët kanë ndryshuar shumë, ashtu si ka ndryshuar çdë gjë.

Ne ju sjellim një foto kur edhe plazhi ishte “Bio”.

Pa shumë çadra, pa shumë shezllone, ashtu në rërë duke marrë ngrohtësinë e saj, pa kremëra firmato, por ashtu bashke të gjithë, duke shkëmbyer një bisedë, duke lexuar një libër, pa telefona celularë, pa, pa, pa…

A mos vallë ishte më bukur ashtu?!



 
 
bottom of page