top of page

“Abissnet Superiore” për vajza, Skënderbeu bie edhe në Gramsh, Tirana fiton “derbin” ndaj Partizanit

  • Oct 22, 2023
  • 1 min read

Updated: Oct 23, 2023

Java e katërt e kampionatit "Abissnet Superiore' për vajza u mbyll këtë të diel me dy sfidat e fundit, Apolonia - Kinostudio dhe Gramshi - Skënderbeu.

Fieraket u rikthyen te fitorja këtë javë, duke mposhtur me shifrat e thella 6-1 skuadrën e Kinostudios në shtëpi. Në ndeshjen tjetër të së dielës, Gramshi mori fitoren e parë sezonale në shtëpi ndaj Skënderbeut. Gramshiotet fituan me rezultatin 3-2.

Sfida më interesante e javës ishte pa dyshim derbi kryeqytetas mes Partizanit dhe Tiranës. Tre pikët shkuan në fund të ndeshjes për vajzat bardheblu, që fituan me rezultatin 3-2. Një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja ekipet dhe që prodhoi shumë emocione edhe për tifozët e pranishëm në stadiumin "Arena e Demave".

Në dy ndeshjet e tjera të së shtunës, Vllaznia fitoi me Lushnjen me rezultatin e thellë 12-0, ku spikasin dhjetë golat e shënuar nga Megi Doçi. Tre pikë mjaft të rëndësishme për Vllazninë në këtë takim të javës së katërt. Nga ana tjetër, edhe Laçi mori fitoren dhe tre pikët e para në këtë edicion futbollistik, teksa mundi 5-0 ekipin e Teutës në shtëpi.

Java e katërt e kampionatit ‘Abissnet Superiore’ për vajza:

Partizani-Tirana 2-3

Vllaznia-Lushnja 12-0

Laçi-Teuta 5-0

Apolonia-Kinostudio 6-1

Gramshi-Skënderbeu 3-2

Renditja e ekipeve pas javës së katërt:

Vllaznia 12 pikë

Tirana 12 pikë

Apolonia 9 pikë

Kinostudio 9 pikë

Partizani 6 pikë

KF Laçi 3 pikë

KF Gramshi 3 pikë

Teuta 3 pikë

Skënderbeu 0 pikë

Lushnja 0 pikë




 
 
bottom of page