Abissnet superiore skënderbeu mbetet në vendin e 7 të pa luajtur ja renditja
- Jul 16, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_aa7d24c73c39474e83eae543357317edmv2-1.jpeg Ka përfunduar java e 20-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Sfida e parë e kësaj jave ishte ajo që u zhvillua në “Kukës Arena” mes Kukësit dhe Egnatias.Rrogozhinasit zhvilluan një ndeshje spektakolare dhe triumfuan me rezultatin e thellë 1-4.Të premten u luajt edhe një tjetër sfidë që prodhoi spektakël në fushën e lojës mes Teutës dhe Tiranës në stadiumin “Niko Dovana”.Pavarësisht se bardheblutë ishin në avantazhin e dy golave, durrsakët ia dolën mbanë të barazonin rezultatin dhe në fund gjithçka përfundoi 2-2.Të shtunën u zhvilluan edhe ndeshjet e tjera të javës. Takimi i parë i ditës ishte mes Erzenit dhe Vllaznisë.Shkodranët triumfuan me rezultatin minimal 0-1 dhe regjistruan fitoren e pestë radhazi në kampionat. Falë këtij triumfi tepër të rëndësishëm, Vllaznia u ngjit në vendin e tretë.Në orën 17:00 u zhvillua edhe ndeshja e fundit e javës së 20-të.Në “Arenën e Demave” Partizani luajti ndaj Laçit dhe sfida përfundoi me fitoren e laçianve me rezultatin 1-2.Ndërsa sfida Skënderbeu – Dinamo City është shtyrë për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në qytetin e Korçës.















