“Abissnet Superiore” / Sot starton java e 12-të, Skënderbeu edhe 24 orë për duelin me Tiranën
- Nov 4, 2023
- 1 min read
Superliga shqiptare rikthehet sot me ndeshjen e parë të javës së 12-të, ndërkohë që kjo javë është ndarë në 3 ditë, duke filluar nga sot e duke përfunduar ditën e hënë.
Ditën e sotme, do të luhet vetëm një ndeshje, ajo mes Erzenit dhe Egnatias, ndeshje që do të jetë edhe starti i javës së 12-të. Kjo ndesje do të startojë në orën 17:00.
Dita e nesërme do të jetë edhe dita më e ngjeshur, kur do të luhen edhe tri takime, duke filluar nga ora 13:30.
Ndeshja e parë e kësaj dite do të jetë ajo mes Kukësit dhe Dinamos, ndërkohë që në orën 17:00 luhen dy sfida, orë në të cilën luan edhe Skënderbeu.
Skënderbeu-Tirana dhe Teuta-Laçi, janë dy sfidat përmbyllëse të ditës së diel, pra ditës së nesërme.
Të hënën, që do të jetë edhe dita e fundit e javës së 12-të do të luhet edhe sfida e fundit, mes Partizanit dhe Vllaznisë.
Në këtë mënyrë, Skënderbeu-Tirana është ndeshja që luhet ditën e nesërme në orën 17:00.
Më poshtë po ju sjellim edhe ndeshjet e kësaj jave të 12-të:
Java 12
04.11.2023 (Sot))
Ora 17:00 Erzeni-Egnatia
05.11.2023 (Nesër)
Ora 13:30 Kukësi-Dinamo
Ora 17:00 Skënderbeu-Tirana
Ora 17:00 Teuta-Laçi
06.11.2023 (E Hënë)
Ora 17:00 Partizani-Vllaznia
















