AKADEMIA / Skënderbeu U-17 shpartallon Dinamon. Skënderbeu U-19 kualifikim nga pika e bardhë
- Jan 13, 2024
- 1 min read
U-17 Skënderbeu - Dinamo 5-1
Shënues: Shkëmbi 38’, Korçari 49’, 67’, Zaçellari 71’, 82’
U-19 Skënderbeu-Tirana 0-0 p(4-3)
Skënderbeu U-17 dhe U-19, janë kualifikuar në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, teksa kanë fituar në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë të luajtur në Kamzë të kryeqytetit.
Me një ndeshje direkte Skënderbeu U-17 ka shpartalluar Dinamon 5-1, ndërkohë që Skënderbeu për të rinj ka barazuar 0-0 me Tiranën dhe vetëm falë 11-metërshave ka kaluar në fazën tjetër.
Të dy ekipet kanë kaluar në këtë mënyrë në fazën gjysmëfinale.
Ja dhe njoftimi më i fundit i klubit “Skënderbeu”:
Jemi në gjysëmfinale!
2 ekipet tona profesioniste U17 dhe U19 jané kualifikuar në 4 ekipet më të mira të Kupës së Shqipërisë pas triumfit ndaj Dinamo dhe KF Tirana!
Urime stafit teknik dhe lojtarëvë për performancën dhe rezultatet e arritura.Dream Big!
















