top of page

Aksident i trefishtë në aksin rrugor Korçë-Bilisht, 8 të lënduar/ Mes tyre 2 fëmijë

  • Jul 29, 2024
  • 1 min read

Updated: Jul 31, 2024

Aksidenti me 8 të plagosur ne aksin rrugor Korçë - Bilisht.


Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Tren, ku në aksident janë përfshirë 3 mjete, brenda të cilave ndodheshin edhe fëmijë.


Sipas policisë rrugore, mendohet se njëri nga mjetet ka kryer manovër të gabuar duke kërkuar të hyjë nga rruga kryesore në rrugë dytësore të fshatit Tren, çka ka sjellë edhe përplasjen me dy mjete të tjera të cilët ishin duke udhëtuar në rrugën nacionale


Gjithnjë sipas policisë, nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 8 persona përfshi dhe dy fëmijë


Te gjithë te plagosurit ndodhen në spitalin rajonal të Korçës ku mësohet se dy prej të përfshirëve në aksident janë në gjendje më të rëndë


Policia ka marrë në pyetje personat e përfshirë në aksidentin e rëndë për te mësuar në shumë per dinamikën e këtij aksidenti.





 
 
bottom of page