AKT HUMAN/ Grupi i motoristëve Ride Albania - Black Bird Riders pako me ndihma në Kolonjë
- Mar 10, 2024
- 1 min read
Grupi i motoristëve Ride Albania - Black Bird Riders ka vendosur të bëjë një ndryshim pozitiv në jetën e familjeve në nevojë, ata kanë bërë një donacion, duke siguruar që pakot e ndihmës të arrijnë sa më afër në shtëpitë e atyre që kanë nevojë. Kjo është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe kujdesit për të tjerët, veprim ky që na frymëzon dhe na bën të ndihemi të privilegjuar për të qenë pjesë e një komuniteti kaq të mirë.
Me këtë donacion, ata kanë dhënë më shumë se ushqim dhe furnizime. Ata kanë dhënë shpresë, dashuri dhe një ndjesi të fortë të bashkëpunimit dhe solidaritetit.
Në emër të të gjithë komunitetit,Bashkia Kolonjë, Shërbimi Social , falenderojmë grupin e motoristëve për përkushtimin e tyre të pakufishëm dhe për donacionin e tyre të bujshëm për familjet në nevojë. Ju jeni shembulli i vërtetë i solidaritetit njerëzor. Me sakrificat tuaja dhe me zemrat tuaja të mëdha, keni bërë një dallim të vërtetë në jetën e njerëzve të nevojshëm. Shpresojmë që ky veprim i juaj i bujarisë dhe solidaritetit të frymëzojë të tjerët të ndjekin shembullin tuaj. Faleminderit, nga zemra!
Shërbimi Social Kolonjë
















