top of page

Andrea gerco 24 vjeçari i rritur në itali po shkëlqen te skënderbeu

  • Jul 16, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_bb606f801f5d47fc999f240e0d3ce3a1mv2-1.jpg Një tjetër futbollist që po rritet nga ndeshja në ndeshje te Skënderbeu është Andrea Gerco. Mbrojtësi i krahëve të Skënderbeut kujtojmë që është rritur në Itali te Akademia e Udineses, ndërkohë që më pas ka luajtur edhe me ekipe të tilla si: Forli, Fermana dhe më pas te Skënderbeu përpara startit të këtij sezoni.Andrea Gerco akoma nuk i ka mbushur 24 vjeç, ndërkohë që luan si mbrojtës i krahut të djathtë, por që në fillim të sezonit nuk gjeti hapësirë për shkak të aktivizimit të ish-kapitenit Erlis Frashëri. Me largimin e Frashërit, Gerco u bë titullar i padiskutueshëm dhe mund të quhet zbulim aktivizimi i tij jo në rolin natyral mbrojtës i krahut të djathtë, por ka javë që luan mbrojtës i majtë.Duket se Gerco është adapt edhe në këtë rol të ri që zbuloi te Skënderbeu, ndërkohë që Andrea Gerco deri tani po shkëlqen dhe po rritet shumë te ky Skënderbe.Gerco është aktivizuar deri tani plot 1246 minuta, ndërkohë që mund ta themi me plot gojë se po shkëlqen.Jo më kot vjen si futbollist që është rritur me futbollin Italian.Nesër do të shikojmë një Andrea Gerco padiskutim edhe më në formë dhe jo më kot është titullar i Skënderbeut.Forca Andrea!

 
 
bottom of page