top of page

ANKTHI i mbrëmshëm / Sa shumë solidaritet dhe falë Zotit kaloi shpejt

  • Feb 12, 2024
  • 1 min read

Pas përfundimit të ndeshjes së djeshme në stadiumin “Skënderbeu” ajo mes Skënderbeut dhe Kukësit që përfundoi 1-0 për korçarët, ajo që shqetësoi të gjithë në juglindje dhe jo vetëm, ishte momenti kur Randi Dumfor, futbollisti i Skënderbeut u transportua drejt spitalit rajonal, ku mori ndihmën e parë.

Kanë qenë në fakt dy futbollistë. Lleshi i Kukësit, që udhëtoi me familjarët e tij dhe Randi me ambulancë që shqetësuan të gjithë, për atë se çfarë po ndodhte. Madje, Randi dridhej në dhomat e zhveshjes dhe padiskutim që si për të, por edhe për lojtarin tjetër të Kukësit gjithçka kaloi shpejt.

Ka qenë portali ynë “Korça Boom” që bëri të ditur i pari lajmin që lojtarët kishin nevojë për një mbështetje më të specializuar dhe fatmirësisht çdo gjë kaloi pa pasoja.

Ajo që vlen të theksohet ishte solidariteti i madh që pati për këtë rast dhe komentet edhe në faqen tonë kanë qenë të shumta, në mbështetje të dy lojtarëve.

“Me kaq qoftë,” - thotë një shprehje popullore dhe vërtet na vjen mirë që të dy ishin mirë në një kohë shumë të shkurtër.

Ngjarje të tilla shpresojmë që të shikojmë sa më pak në stadiumet shqiptare.



 
 
bottom of page