top of page

ARDI GJANÇi / Drejtori Sportiv më shumë se optimist. Ky Skënderbe po bind me talente!

  • Jan 29, 2024
  • 1 min read

Skënderbeu fitoi mbrëmë në “Air Albania”, ndërkohë që nga presidenti Ardjan Takaj, Drejtori Sportiv Ardi Gjançi dhe deri te stafi teknik të gjithë kanë mbetur më shumë se të kënaqur nga ky Skënderbe.

Sigurisht që skuadra ka pasur luhatje, por ka treguar edhe karakter në momente të caktuara dhe të mos harRojmë se Skënderbeu është një ekip me shumë talente.

Disa prej tyre kanë qenë përzgjedhja e Drejtorit Sportiv Ardi Gjançi, ndërkohë që presidenti Ardjan Takaj i ka besuar shumë dhe duket se shumë prej tyre tashmë po bindin, që nga golashënuesi më i mirë Franklin Ahanonu dhe gjithë të tjerët.

Kjo foto që është shkrepur mbrëmë në “Air Albania” tregon qartë se Drejtori Sportiv Ardi Gjançi ka mbetur i kënaqur nga loja e skuadrës dhe sigurisht që nuk ka kursyer gëzimin e tij të ligjshëm për këtë trepikësh.

Drejtori Spotiv ka qëndruar gjatë gjithë këtij sezoni pranë Skënderbeut dhe duket se ky Skënderbe po i jep frytet. Skuadër me shumë talente dhe shumë cilësi dhe ajo që është më e rëndësishme premton shumë.

Urime edhe për Drejtorin Sportiv Ardi Gjançi!

Të gjithë bashkë dhe ky Skënderbeu padiskutim që do t'ia dalë edhe në këtë sezon.

Urime të gjithëve te Skënderbeu!



 
 
bottom of page