top of page

Ardit Nikaj në 11-të më të mirët

  • Nov 8, 2023
  • 1 min read

Pas çdo jave del edhe formacioni më i mirë i Abissnet Superiores, kjo duke u mbështetur tek anketimi i specialistëve të futbollit. Për këtë javë në listën e 11-të më të mirëve të formacionit të javës, një vend tek vija sulmuese zë edhe Ardit Nikaj, sulmuesi i korçarëve.

Ai për këtë javë është vlerësuar me notën 8,3, më mirë nga të dy të tjerët e këtij reparti. Nikaj ka shënuar gol kundër Tiranës, ka pasur edhe disa raste të tjera, ka luftuar fort në krahun e djathtë të sulmit dhe ka shërbyer për të tjerët.

Le të jetë një ogur i mirë kjo gjendje e Nikajt për të shërbyer edhe me më shumë gola tek ekipi i Skënderbeut.




 
 
bottom of page