Ardjan Takaj mes europianit dhe Skënderbeut/ Presidenti mendon skuadrën e re
- Jun 20, 2024
- 1 min read
Edhe pse presidentin Ardjan Takaj e kemi parë në Dortmund dhe në Hamburg, atje ku ka ndjekur nga afër dy ndeshjet e kombëtares sonë kuqezi, mësohet se orët e fundit Takaj është duke u marrë me merkaton e Skënderbeut.
Vetëm pas ndeshjes së fundit të Shqipërisë atë ndaj Spanjës, Takaj do të kthehet në qytetin bregdetar të Durrësit për të menduar për afrimet dhe shitjet që do të bëjë skuadra në këtë merkato të nxehtë verore.
Po ashtu presidenti i Skënderbeut mësohet se do të ndjekë edhe ndeshjen e fundit të Shqipërisë, atë ndaj Spanjës, duke qenë prezent në stadium dhe kjo do të thotë se Takaj është mes europianit dhe merkatos së skuadrës së tij.
Është e vështirë që nga vetë presidenti të mësosh diçka më shumë, por që Takaj është shumë aktiv në këto momente dhe gati për të ndërtuar një Skënderbe edhe më të fortë për sezonin e ardhshëm.
Europiani duket se i ka pushtuar të gjithë dhe edhe gjatë ndeshjes së djeshme në profiling e tij presidenti ka postuar atmosferën në stadiumin e Hamburgut, duke treguar se janë orët e kombëtares kuqezi.
















