top of page

ARDJAN TAKAJ sot në Korçë. Presidenti pranë Skënderbeut. Ja çfarë ka bërë!

  • Dec 6, 2023
  • 1 min read

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka udhëtuar enkas sot në drejtim të qytetit të Korçës, teksa është parë në tribunën qëndrore të stadiumit duke ndjekur ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Turbina 4-0.

Kjo foto që shikoni më poshtë është shkrepur në momentin që Takaj ka dalë nga stadiumi, ndërkohë që mësohet se presidenti ka qenë përpara ndeshjes me stafin teknik dhe futbollistët, ku sigurisht ka folur për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Partizanit.

Sigurisht që Takaj ka karikuar përpara kohe të tijtë, kur dihet që të hënën do të jetë një ndeshje vërtet e vështirë ndaj të kuqve në kryeqytet.

Presidenti është njohur me gjendjen e skuadrës dhe ka folur në mënyrë të veçantë me stafin teknik. Kjo tregon se presidenti është interesuar maksimalisht për të tijtë edhe pse në fakt do ende ditë që të luhet ndeshja Partizani-Skënderbeu.

Ky ishte vetëm takimi i parë gjatë kësaj jave, ndërkohë që presidenti do të takojë të tijtë edhe në ditët në vazhdim.

Ndeshjen e sotme Takaj e ndoqi nga tribuna e stadiumit dhe e priste kualifikimin e të tijve, ndërkohë që edhe njëshi i klubit pa nga afër lojtarët që kanë luajtur më pak dhe u njoh vetë me formën e tyre.




 
 
bottom of page