top of page

ARDJAN TAKAJ sot takim me lojtarët / Ja çfarë do të ndodhë sot në mbrëmje me Skënderbeun!

  • Dec 21, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu ka qysh ditën e djeshme që ndodhet në Durrës. Madje pas seancës së fundit stërvitore skuadra rreth orës 16:00 të pasdites së djeshme u nis drejt Durrësit dhe në mbrëmje u akomodoua në resortin “Tropikal”.

Pikërisht buzë detit, Skënderbeu do të stërvitet sot në seancën e fundit anti-Vllazni dhe po në Durrës do të kalojë edhe mbrëmjen e sotme.

Sipas informacioneve që vijnë nga Durrësi, sot është një ditë më shumë se e ngarkuar për Skënderbeun. Themi këtë, pasi në orët e mesditës do të zhvillohet stërvitja e fundit, ndërkohë që në orët e pasdites është planifikuar një video-analizë që stafi teknik do të bëjë me skuadrën, duke u servirur në monitor futbollistëve ekipin kundërshtar.

Pas këtij momenti sot në mbrëmje vonë pritet një analizë e gjerë me të gjithë grupin e Skënderbeut, por në këtë analizë nuk do të mungojë as presidenti Ardjan Takaj.

Burime pranë presidencës bëjnë me dije se Takaj do t'u kërkojë për nesër që Skënderbeu të kthehet te rezultatet pozitive dhe sigurisht që në fokus do të jetë fjala që nga Shkodra Skënderbeu nesër nuk duhet të kthehet pa pikë.

Takaj këtë gjë e ka bërë edhe herë të tjera, por Skënderbeu këtë ndeshje vjen pas humbjes me plot akuza ndaj gjyqtarëve, ama kjo nuk duhet të ndikojë dhe është harruar.

Me pak fjalë, presidenti ka sot në mbrëmje porositë e fundit për të tijtë dhe do t’ua thotë lojtarëve në sy në këtë analizë që pritet të zgjasë në grumbullimin e Skënderbeut në Durrës.





 
 
bottom of page