Ardjan takaj vëmendjen te skënderbeu u 19
- Jul 16, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_aa723692f16f4cedaa96f81959bb7cf3mv2-1.jpg Tashmë të gjitha kampionatet janë drejt mbylljes. Këtu nuk bën përjashtim as ekipi i të rinjve të Skënderbeut, një ekip që pretendon për vendin e parë, pra titullin kampion. Ky ekip nuk është aspak i lënë në mëshirë të fatit.Këtë e tregon edhe interesimi i presidentit Ardjan Takaj që ndjek çdo ndeshje të këtij ekipi. Natyrisht që ka të drejtë, pasi që këtu do të merren edhe futbollistët që do të jenë tek ekipi i parë, por edhe ata që nuk do të kenë vend në këto momente do të shikohen me përparësi për t’i sistemuar në ndonjë prej ekipeve të prefekturës.Nga sa mësohet ai po merr kontakt me disa prej drejtuesve të këtyre ekipeve ku në plan të parë është Pogradeci dhe Maliqi, dy ekipe cilësorë. Kjo do t’u shërbejë edhe të rinjve të jenë në garë dhe të marrin minuta loje në këmbët e tyre dhe nesër të jenë potencialë për Skënderbeun.















