Atasheu për Arsimin i Ambasadës së Turqisë në Shqipëri, z. Metin Bulut vizitoi Universitetin “Fan Noli”.
- Apr 19, 2024
- 1 min read
Atasheu për Arsimin i Ambasadës së Turqisë në Shqipëri, z. Metin Bulut vizitoi Universitetin “Fan Noli”.
Së bashku me presidentin e Fondacionit “Alsar”, z. Mehdi Gura dhe personalitete të tjerë që i shoqëronin ata u pritën në takim nga zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili dhe drejtues të tjerë të institucionit.
Në qendër të diskutimit mes tyre ishte krijimi i mundësive dhe hapësirave për bashkëpunim midis Universitetit “Fan S. Noli” dhe universiteteve turke, kryesisht për organizimin e veprimtarive të përbashkëta, për shkëmbime të stafi dhe studentëve, për botime të përbashkëta etj.
Z. Bulut falënderoi të pranishmit për pritjen, ndërsa u shpreh i gatshëm të mbështesë çdo nismë të Universitetit “Fan S. Noli” jo vetëm për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit që ai ka me universitete në Turqi, por edhe për “ndërtimin e urave” të reja për bashkëpunime edhe në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit të UNIKO.
















