ATRAKSIONET turistike / Voskopoja, Dardha, Sinica, Ziçishti, Koshnica, Sheleguri, Lini
- Dec 23, 2023
- 1 min read
Përveç qyteteve të Korçës, Pogradecit, Ersekës, Bilishtit, Maliqit dhe Pustecit, një atmosferë të bukur festash ka edhe në zonat rurale të bashkive të qarkut, të cilat ofrojnë mikpritje të veçantë për miqtë vendas e të huaj që dëshirojnë të kalojnë ditët e dhjetorit në qarkun tonë, të fundit të këtij viti, Krishtlindjen dhe natën e ndërrimit të viteve
Disa nga atraksionet turistike rurale të qarkut tonë si Voskopoja, Dardha, Sinica, Ziçishti, Koshnica, Sheleguri, Lini, me bukuritë natyrore, mikpritjen dhe ushqimin tradicional, po tërheqin gjithmonë e më shumë vizitorë në rajonin tonë, duke pasuruar zinxhirin turistik.
Qoftë një Dhjetor i bukur dhe i gëzuar për komunitetet tona dhe të gjithë vizitorët e Qarkut të Korçës!
















