Axhenda e javës së 8-të/ Ja kur luhet Skënderbeu-Egnatia. Të gjitha ndeshjet këtë javë në një orë
- Sep 29, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/455827918_17936526533896679_3536490356330136276_n-1.jpg
Kategoria Superiore do të rikthehet ditën e premte, me Dinamo-Laçi që do të ngrejë siparin e javës së tetë. Kjo sfidë do të startojë në orën 19:00, ndërkohë që fundjava do të pasojë me 4 duelet e tjera.
Interesant është fakti se të gjitha duelet në këtë javë do të luhen në orën 19:00.
Ditën e shtunë luhen dy duelet Partizani-Bylis dhe Skënderbeu-Egnatia. Java do të mbyllet ditën e dielë me përballjet, Teuta-Tirana dhe Vllaznia-Elbasani.
JAVA E TETË E SUPERLIGËS
TË PREMTEN 4 TETOR 2024
ORA 19:00 DINAMO-LAÇI
TË SHTUNËN 5 TETOR 2024
ORA 19:00 PARTIZANI-BYLIS
ORA 19:00 SKËNDERBEU-EGNATIA
TË DIELËN 6 TETOR 2024
ORA 19:00 TEUTA-TIRANA
ORA 19:00 VLLAZNIA-ELBASANI
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”















