top of page

Bardhekuqtë / Seanca e djeshme relaksuese, sot…!

  • Sep 29, 2023
  • 1 min read

Seanca e parë stërvitore e korçarëve pasditen e djeshme u duk qartë se ishte një seancë ndryshe nga këto të javëve të fundit.

Tek të gjithë futbollistët dukej qartë një buzëqeshje në fytyrat e tyre duke treguar se edhe ata janë më të qetë. Madje edhe notat e humorit nuk kanë munguar, kjo e dukshme para se të fillonte stërvitja.

Më pas gjithçka ka qenë një seancë ku futbollistët ishin realisht mjaft të relaksuar.

Sot pritet seanca e dytë e cila është planifikuar të zhvillohet në orën 16:00.





 
 
bottom of page