top of page

BARDHEKUQTË / Të gjithë nën urdhrat e Gvozdenoviçit, nuk ka asnjë mungesë

  • Jan 4, 2024
  • 1 min read

Ishte bërë e ditur edhe më parë nga portali "Korça Boom" që stërvitja e korçarëve fillonte ditën e mërkurë dhe kështu ndodhi.

Ajo që të bënte përshtypje ishte fakti se të gjithë futbollistët iu përgjigjën jo vetëm në ditë, por edhe në orë stërvitjes së parë. Madje gjysmë ore para fillimit zyrtar të stërvitjes, të gjithë kanë qenë bashkë, si futbollistët ashtu edhe stafi teknik i ekipit.

Dje në fushën stërvitore kishte një prezencë të plotë, pra asnjë mungesë dhe kjo tregoi një përgjegjësi dhe profesionalizëm nga të gjithë futbollistët.

Disa prej këtyre futbollistëve iu ishte dhënë edhe më shumë lejë, ama si rrallëherë nuk kishte asnjë vonesë.

Ky është një sinjal shumë pozitiv nga të gjithë, kur mendon se shumë shpejt fillon sezoni.



 
 
bottom of page