Bashkia Korçë Sesion Informues/ Zëri i qytetarëve i rëndësishëm për ne
- Jun 5, 2024
- 1 min read
Dhjetëra qytetarë janë bërë pjesë e Sesionit Informues, që u zhvillua sot tek salla e Këshillit të Bashkisë Korçë.
Qëllimi i këtij sesioni ishte nxitja e komunitetit për pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse të këshillit, ndaj ne vlerësojmë të gjitha çështjet të cilat u diskutuan nga aktorë të ndryshëm pjesëmarrës si nxënës, mësues, përfaqësues nga shoqëria civile, etj.
Zëri i qytetarëve është i rëndësishëm për ne, së bashku mund të bëjmë ndryshime të mëdha.
















