top of page

BASKET FEMRA/ Super ekip: Shikoni Skënderbeun BIO! Sa shumë nostalgji kemi për këto vajza

  • Mar 28, 2024
  • 1 min read

Sot po sjellim një nga fotot më të veçanta të shumë viteve më parë. Është ekipi i basketbollit Skënderbeu dhe jo më kot e sjellim sot për të kujtuar këto vajza fantastike.

Sot fatkeqësisht basketbolli i femrave në klubin “Skënderbeu” ka vdekur fare, sepse e shkrinë me pa të drejtë dhe në mënyrë mizore, ndërkohë që Skënderbeu në basketboll për femra ka pasur emër të madh dekada më parë.

Nga ato vajza që shikoni në foto, po sjellim disa prej tyre, teksa janë: Vasilika Miço, Zamira Qeramixhi, S. Terezi, Lida Shehu, Kozeta Damo, Zamira Koleci.

Ka qenë skuadër BIO korçare dhe me super vajza që sot, kush i ka ndjekur ato vite do të shprehej me superlativa për këtë grup.

Faleminderit vajzave të mrekullueshme të Skënderbeut në basketboll për femra, që na kanë bërë aq shumë krenarë të gjithëve.




 
 
bottom of page