BASKET MESHKUJ / Skënderbeu tjetër humbje me tri shifra
- Jan 30, 2024
- 1 min read
Java e 12-të në kampionatin kombëtar në basketboll për meshkuj shënoi një tjetër humbje me tri shifra për Skënderbeun.
Në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” të qytetit të Korçës, Skënderbeu sërish u mposht, këtë herë nga Vllaznia. 66-106 në favor të shkodranëve ishte rezultati përfundimtar i takimit dhe ishte humbja e 12-të në po 12-të javë.
Pra, Skënderbeu duket se këtë sezon e ka shumë të vështirë me djem të rinj për të përballuar superligën për meshkuj.
Nuk është hera e parë që basketbollistët e Skënderbeut humbasin me tri shifra dhe këtë herë pësuan këtë humbje me 40 pikë diferencë.
Më poshtë sjellim rezultatet e kësaj jave të 12-të:
















