top of page

BASKET MESHKUJ/ Skënderbeu pëson humbjen më të thellë. Tirana i shënon 151 pikë

  • Mar 12, 2024
  • 1 min read

Në 15-të javë të luajtura tani Skënderbeu nuk kishte pësuar një humbje kaq të thellë sa pësoi në këtë javë që kaloi në kryeqytet ndaj Tiranës.

Tirana mposhti Skënderbeun 151-42 dhe ishte humbja më e thellë për Skënderbeun në basketboll për meshkuj. Plot 109 pikë diferencë ishte rezultati përfundimtar një humje që në fakt thyen rekordin negative të Skënderbeut këtë sezon, që javë pas jave thjesht po bën formalitet këtë superligë.

Skënderbeu mbyll tabelën e klasifikimit me 15 ndeshje dhe 15 humbje, ndërkohë që pikavarzhi është më shumë se negative me -715 pikë.

Rekord pas rekordi në lojën e koshit dhe tashmë mbeten edhe këto javë të fundit për të mbyllur këtë sezon kaq shumë të vështirë për këtë Skënderbe.





 
 
bottom of page