top of page

Basket meshkuj skënderbeu bie pa kushte edhe ndaj tiranës humbet me 45 pikë diferencë

  • Jul 16, 2024
  • 1 min read

Skënderbeu-Tirana 47-92Dje në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” është luajtur ndeshja e javë së 5-të për superligën e meshkujve, ndërkohë që takimin Skënderbeu-Tirana, portali ynë e transmetoi drejtpërdrejt.Skënderbeu në 5-së javë ka shënuar humbjen e 5-të dhe pa diskutim që po bën thjesht ritualin e zakonshëm, pasi nuk mund të rivalizojë në superligë.Ka qenë një ndeshje që është komanduar nga fillimi në fund nga Tirana, që kërkon ta mbyllë sa më shpejt, 0-14 kanë qenë shifrat kur Skënderbeu ka shënuar pikën e parë nga gjuajtjet e lira dhe 1-14.Që në fillim u duk se miqtë do të bënin “ligjin” dhe Skënderbeu do të binte pa kushte dhe kështu ndodhi.Vetëm pas dy periodave të para rezultati në tabelë ishte 22-57, një diferencë e thellë në 20 minuta lojë.Pas pushimit janë sërish miqtë që thellojnë shifrat dhe rezultati pas periodës së tretë ishte 37-72.Perioda e fundit ishte thjesht formalitet, pasi Tirana fiton bindshëm në Korçë dhe Skënderbeu humbet në këtë mënyrë 47-92, duke pësuar humbjen e radhës.

 
 
bottom of page