top of page

BASKET Meshkuj / Starton faza e dytë. Skënderbeu sot pret Vllazninë në Korçë

  • Jan 25, 2024
  • 1 min read

Sot starton për këtë vit edhe kampionati i basketbollit për meshkuj.

Ka qenë Federata e Basketbollit që ka bërë publike edhe javën e 12-të e cila starton sot me një ndeshje, për të vijuar më pas me dy ndeshjet e tjera.

Skënderbeu-Vllaznia është ndeshja që do të luhet në orën 14:00 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” të qytetit të Korçës.

Një ndeshje sërish e vështirë për korçarët e koshit, pasi kujtojmë që fazën e parë Skënderbeu e mbylli në vendin e fundit pa asnjë fitore të vetme.

Gjithsesi suksese Skënderbeut në basketboll për meshkuj!



 
 
bottom of page