Basketboll/ Historia nuk harrohet, Anesti Mano dhe ekipi i...
- Jun 26, 2024
- 1 min read
Skuadra e Skënderbeut në basketboll për femra ka qenë në elitë të ketij sporti për shumë vjet, me emra që nuk do të harrohen kurrë.
Ne i mbajmë mend kur ishin elitare, por nuk duhet të harrojmë se nuk ishte rastësi, por një rrugëtim i gjatë. Një rrugëtim që fillonte nga moshat e vogla, tek të rejat dhe më pas tek të rriturat.
Një prej atyre që dha gjithçka duke punuar me ekipet e të rejave ishte trajneri Anesti Mano i cili për më shumë se 27 vjet nuk i është ndarë këtij sporti duke na treguar se kur ka pasion dhe profesionalizëm gjithçka është e arritshme.
Një foto që na tregon ekipin e të rejave të Skënderbeut në rrugën e suksesit.
















