BASKETBOLL: Skandali vazhdon / Skënderbeu për femrat nuk ekziston, luajnë vetëm meshkujt…
- Oct 3, 2023
- 1 min read
Është hedhur shorti i kampionatit kombëtar në basktboll për femra dhe meshkuj, ndërkohë që edhe këtë sezon basketbolli i femrave të Skënderbeut nuk ekziston.
Vërtet turp për ata që janë përgjegjës, ndërkohë që edhe meshkujt nuk kanë ndonjë cilësi të madhe.
Kampionatit kombëtar në basketboll për femra edhe këtë sezon do t'i mungojë një emër legjendë si Skënderbeu dhe skandal më të madh nuk ka:
Ja dhe njoftimi i Federatës Shqiptare të Basketbollit:
Kampionati Kombetar do te filloje se shpejt ne kuader te ketij organizimi u zhvillua shorti per ndeshjet si per femra ashtu edhe per meshkuj.
Javen e pare do te shohim perballe njera tjetres ekipet si me poshte:
Kampionati Kombëtar Femra
K B Teuta -Vllaznia Partizani-Studenti Elbasani-Barleti Flamurtari-Tirana.
Ndersa Kampionati Kombëtar Meshkuj perballja do te jete :
Partizani MCN -Elbasani Kamza -Flamurtari Vllaznia-Skenderbeu Teuta -Beslidhja Apollonia-Tirana Neptun
















